Koronavirusi nuk mund të jetojë në sipërfaqe

Është absurde thënia se koronavirusi mund të jetojë mbi sipërfaqe. Ai është një organizëm i gjallë i cili nuk mund të ekzistojë jashtë qelizës. Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare profesor doktor Krasimir Metodiev – imunulog, specialist i bioterorizmit dhe president i Asamblesë Mjekësore Internacionale – Bullgaria. Thënie të tilla bëhen shkak për psikozë dhe ngjallin frikë te njerëzit të prekin sipërfaqe të ndryshme. Profesor Metodiev komentoi, se tani shihet ndryshueshmëria e koronavirusit, i cili adaptohet te kushtet e ndryshme të zonave të ndryshme gjeografike dhe klimatike. Prandaj duhet të respektohen masat kundërepidemike, tha shkencëtari.

Leave a Reply