Ilir Daja flet për ardhjen te Shkëndija, ja përgjigja e tij

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e justifikoi lojën e dobët të skuadrës së tij në pjesën e dytë me mungesat që shumta, ndërsa iu përgjigj ftohtë edhe zërave që e çojnë në krye të Shkëndijës së Tetovës.

“Sot ishim me çerekun e ekipit. Luajtëm të enjten 90 minuta raskapitëse dhe nuk kishim 6-7 lojtarë. Mungesë e rëndësishme ishte Bregu. Pjesa e dytë do kishte rënie, natyrshëm. Luajtën futbollistë të rinj, që kanë minutazh të plotë në këmbët e tyre. Nëse do të kishim alternativa të tjera, do kishim tjetër freski në pjesën e dytë. Nuk mund të përballonim dot një ekip që kishte gjithë javën për të përgatitur ndeshjen dhe ka një kontingjent shumë më të madh se ne.

Shkëndija e Tetovës: Nuk është e mirë, që një ditë para një ndeshjeje të rëndësishme të dalin lajme. Jam trajner i Skënderbeut dhe do të vazhdoj të mbetem deri në fund të sezonit. Se çfarë do të ndodhë do ta shikojmë. Shpresoj të vijë një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale. Nuk është etike që duke qenë se jam trajner i Skënderbeut dhe të diskutojmë çfarë do të ndodhim pas një muaji. Nuk e dimë çfarë do ndodhë pas një jave jo më pas një muaji me këtë situatë virusi.

Skënderbeu ka vetëm emrin? Nuk besoj që i ka mbetur vetëm emri Skënderbeut. Ne vazhdojmë që të jemi forcë goxha e mirë në kampionat, me gjithë problemet që kemi.  Nuk është një ndeshje historia e Skënderbeut as historia e Ilir Dajës. Nuk më ve dot në vështirësi njeri.

Leave a Reply