Në këtë fshat të Tetovës janë regjistruar 10 raste pozitive me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 raste të reja. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 12 raste, nga 4 të infektuar janë në Tetova dhe rajonin e Kumanovës, Prilep 2 dhe Negotinë 1.

Në Tetovë vetëm në fshatin Sellcë ditëve të fundit janë regjistruar 10 raste pozitve me korona virus ndërsa janë duke pritur rezultatet edhe dhjetra persona tjerë dhe pritet ky numër të rritet. Ky fshat tani është bërë vatër e korona virusit.

Përndryshe në Tetovë ditëve të fundit policia ka shqiptuar gjoba te qindra qytetarë për mosmbatje të maskave mbrojtëse.Shqipmedia

Leave a Reply