Holyfield stërvitet për ndeshjen e tretë me Tyson: “Po flasim”

“Disa përfaqësues të mi po flasin me të tijtë. Nuk kemi mbyllur një akord konkret, por diskutimi po ecën mirë”. Ish-kampioni i botës së peshave të rënda Evander Holyfield ka pranuar se janë me baza zërat për një rikthim të tij në ring, në moshën 57 vjecare, për një sfidë të tretë kundër Mike Tyson. 53 vjecari ‘Iron Mike’ ka rifilluar të stërvitet falë edhe lockdoën, e thotë se nuk është ndjerë kurrë kaq mirë. Kështu edhe Holyfield ‘The Real Deal’ ka rimarrë rrugën e ringut me seanca stërvitore impenjative.

“Diskutimi është ky – ka thënë sërisht Holyfield -: ai kishte nisur të bënte dicka e unë gjithashtu. Kur njerëzit e mësuan nisën të thonë se do të ndeshemi bashkë. Tani duhet që të biem të gjithë dakord, e në cdo rast jam i qetë. Ndeshje me tre raunde? Për mua nuk është problem”.

Dy ish-rivalët e mëdhenj, që janë përballur dy herë, një nga të cilat në duelin e famshëm ku Tyson i këputi, me një të kafshuar, një pjesë të veshit rivalit, do të ngjiten sërisht në ring për motive bamirësie, duke grumbulluar fonde për fondacionet respektive që merren me fëmijët e braktisur. “Me fondacionin tim – ka nënvizuar Holyfield – unë dua të ndihmoj fëmijët e ti bëj të kuptojnë se kur dikush kujdeset për trupin e tij, kur është i ri e nuk ka zakone të këqija, mbetet në këmbë e nuk duhet të shqetësohet cfarë lloj njeriu do të bëhet apo nëse do të ketë nevojë për ndihmën e dikujt”.

Leave a Reply