Rrahmani zyrtarizohet te Napoli

Amir Rrahmani po zhvillon një super sezon deri më tani me skuadrën e Hellas Veronës. Mbrojtësi edhe pse vetëm në këtë sezon u transferua në Serinë A nga Dinamo Zagreb, ia ka dalë të shfaqë me sukses cilësitë e tij në fushën e blertë.

Kështu, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës fitoi interesin e Napolit, klub i cili në fund ia ka dalë të bindë skuadrën e Veronës ta transferojë 25-vjeçarin.

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i futbollistit teksa në një intervistë për RTSH, theksoi se tashmë gjithçka është mbyllur dhe se në mesin e javës së ardhshme mes ditës të martë dhe të mërkurë do të vijë zyrtarizimi. Napoli do paguajë 12 milionë plus dy milionë të tjera bonus, ndërsa Rrahmani mund të aktivizohet me të kaltrit nga sezoni i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *