Vedat Muriqi: E falënderoj Allahun çdo ditë

Shtatlarti kosovar po kalon në formë jetësorë me Fenerbacen dhe për shumë tifozë të klubit turk ai tashmë shihet si hero.

Në një intervistë për mediumin turk NTV, Muriqi ka thënë se për këtë e falënderon Allahun çdo ditë.

“Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë do të vijë në Turqi. Do të luaj futboll në Turqi. Tashmë jam duke luftuar për Fenerbahcen. Kështu deshti fati, andaj unë e falënderoj Allahun çdo ditë” deklaroi Muriqi.

Sulmuesi prizrenas ka dy javë që është lënduar dhe lëndimi i tij u vërejt në dy ndeshjet e fundit që Kosova i humbi ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Vedat Muriqi pritet të kthehet nga lëndimi në fund të muajit nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *