Të shtunën u zhvilluana ndeshjet e javës së para të kampionatit në kategorinë e meshkujve dhe ato të javës së dytë në kategorinë e femrave.
Në kategorinë e meshkujve ashtu siç edhe pritej ekipet favorite nuk lejuan befasi. Universiteti i Tetovës që konsiderohet si njëra nga ekipet favorite për kreun e tabelës shënoi fitore të sigurt 3-0 në transfertë kundër ekipi Vesna Probishtip.
Shkëndija e Tetovës e cila pas plot gjashtë viteve u rikthye në kampionat shënoi fitore të sigurt në sfidën kundër ekipit Dibra Voley 3-1. Fitore në transfertë ka shënuar edhe kampioni në fuqi Xhio Strumica në përballjen me Studentin në Shtip. Ndeshja Liria – Vardari zhvillohet të hënën në Shkup me fillim në ora 19:00, ndërsa Boreci ishte i lire.
Në gjashtë takimet xhiros së dytë në kategorinë e femrave skuadrat vendase shënuan dy fitore, ndërsa ato mysafire katër. Befasuese ishte disfata e studenteve të Universitetit të Tetovë në përballjen me skuadrën debutuese “Vardari Vajzat” që përfundoi 0-3. Disfatë në cilësinë e vendasit pësuan edhe Uskana, Bamikori dhe Makedonija Maks. Pas dy xhirove të zhvilluara tabelën në kategorinë e femrave e kryesojnë Rabotniçki Shkup, Vardari dhe Nakovski Volej me nga 6 pikë. Universiteti i Tetovë dhe Uskana në dy xhirot e para nuk kanë fituar asnjë pike. /Shaban Sinani/
Rezultatet e javës së pare në kategorinë e meshkujve:
Shkëndija – Dibra Volej 3-1
Vesna Probishtip – Universiteti i Tetovës 0-3
UGD Studenti – Xhio Strumica 0-3
Vardari – Liria luhet nesër
Boreci ishte i lire
Rezultatet e javës së dytë në kategorinë e femrave:
Makedonija Maks – Rabotniçki Shkup 0-3
Bamikori – Janta Volej 0-3
Nakovski Volej – Strumica Vajzat 3-0
Uskana – Viktori Volej 1-3
Universiteti i Tetovës – Vardari Vajzat 0-3
UGD Studenti – Peisteri Vlej 3-1.