Apple prezanton iPhone 11, kamera të dyfishtë dhe procesor të ri – VIDEO

Gjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple” prezantoi smartfonin e tij të ri, “iPhone 11”, i pajisur me një kamera të dyfishtë (larzh dhe ultra larzh) dhe me një procesor të ri, gjatë takimit të tij të madh vjetor në selinë në Kupertino, Kaliforni.

“iPhone të rinj janë të mbushur me funksionalitete të reja dhe dizajni i tyre i ri është i jashtëzakonshëm”, u shpreh i entuziazmuar, Tim Cook, drejtori i përgjithshëm i kompanisë.

Procesori i tij i ri, modeli “A13 Bionic”, pritet t’i japë “Apple” një avantazh teknik në raport me konkurrencën, ndërkohë që “iPhone” ka humbur terren në tregun botëror të smarfonëve. Modeli bazë do të kushtojë 699 dollarë. Me shume per specifikat lexoni: https://www.gsmarena.com/apple_iphone_11_pro-9847.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *