Shqiptarët nga të gjitha anët përkrahin familjen e El Chekës: “Stërvinave u ka ardhur fundi”!

Sulmi ndaj familjarëve të El Chekës para protestës së sotme në Shkup, ka shqetësuar shqiptarët anembanë Ballkanit. Shqetësimi edhe më i madh është për shkak se në këtë rast nuk u kursye as nëna e tij e cila u ther me mjet të mprehtë në dorën e majtë, e as vajza trevjeçare e vëlluat të El Chekës, Blerimit.

Familjarët dhe bashkëveprimtarët e El Chekës pa hezitim kanë drejtuar gishtin në drejtim të Ismet Gurit, të cilin e quajnë njeri të BDI-së. bëhet fjalë për të njëjtin person që dyshohet nga Prokuroria Speciale për manipulim të procesit zgjedhor.

“Mos u dorëzoni, stërvinave u ka ardhur fundi”, janë mesazhet më të shpeshta që në shenjë përkrahje arrijnë për familjarët e El Chekës.

Ka edhe shumë mesazhe të cilat nuk do të ishte mirë t’i lexojnë përfaqësuesit e BDI-së, ose edhe nëse i lexojnë t’i analizojnë shumë seriozisht, kanë vler ë suar disa analistë .

Leave a Reply