Zaev: Fituam presidentin e shtetit, dëshmuam se jemi të gatshëm për në Evropë

“Vazhdojmë bashkë dhe me përgjegjësi përpara. Rruga është vërtetuar dhe betonuar me sukses. RMV me siguri vazhdon përpara, kjo dëshmon pjekurin tonë në vepër. Kjo ëhstë fitore e qytetarëve dhe e Republikës. Sot të gjithë mund të festojmë sepse dëshmuam se ky është vend me qytetarë të përgjegjshëm”, tha Zaev dhe njëherit njoftoi se LSDM-ja ka fituar edhe në Komunën e Novo Sellës.

“Të nderuar qytetarë fituam edhe në Novo Sellë, kemi kryetarin e Novo Sellës”, tha Zaev duke shtuar se ky ishte fundi i regjimit dhe se më nuk do të ketë regjim.

“U mposhgtë regjimi, u mposhtë Mickoski”, tha Zaev.

Leave a Reply