LSDM-ja a është e pakënaqur nga BDI-ja, përgjigjet Mexhiti

A ka filluar koalicioni qeveritarë të hedhin akuza mes vete për shkak të daljes së dobët në votime? Kjo gjë tashmë po shihet nga prononcime të ndryshme dhe shprehje mllefi përmes rrjeteve sociale nga zyrtarë të ndryshëm.

Por ndoshta gjithë kjo për shkak të komenteve se tashmë qeveria po humb legjitimitetin tek qytetarët dhe rezultatet zgjedhore po e dëshmojnë këtë. Burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal theksojnë se LSDM-ja është shumë e pakënaqur nga BDI-ja në këto zgjedhje presidenciale për shkak të rezultatit të ngushtë që pasoi pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe votive zyrtare të numëruara nga KSHZ, ku dallimi mes Pendarovskit dhe Siljanovskës ishte shumë i ngushtë.

Izet Mexhiti, shefi i shtabit qendror të BDI-së për zgjedhjet presidenciale për përkrahjen e Stevo Pendarovskit si kandidat për president nga shumica qeveritare theksoi se partneri i koalicionit nuk mund akuzohet për bojkot të procesit zgjedhor.

Ai ka thënë se dallimin mes Pendarovskit dhe Siljanovskës e cila në rrethin e parë humbi si kandidat i opozitës edhe pse ngushtë, këtë dallim e ka bërë BDI-ja.

“BDI e përkrah Pendarovskin, votat e BDI-së janë vendimtare për fitore të Pendarovskit në rrethin e parë, tash është shumë e qartë se ASH dhe z. Blerim Reka dolën si kandidat në këto zgjedhje vetëm që të ndihmojnë Siljanovskën dhe VMRO-në në skenën politike”, ka deklaruar kështu Mexhiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *