2 sfida të Abissnet Superiore në Oversport, debutojnë Partizani dhe Vllaznia

by admin
Spread the love

Ka çelur dje siparin edicioni I 84-t I kampionatit shqiptar të futbollit, një eveniment që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo për tre vitet e ardhshme.

Kukësi dhe Tirana kanë barazuar 1-1 në premierën e Abissnet Superiore, ndërsa sot është radha e dy skuadrave të tjera favorite për titullin për të bërë debutimin në kampionat.

Në orën 17:00 në Durrës luhet sfida Erzeni-Vllaznia. Shijakasit kthehen pas 19 vitesh në elitën e futbollit shqiptar dhe synojnë të paraqiten sa më denjësisht. Miqtë nga Shkodra kanë pretendime të mëdha këtë sezon.

Në orën 19:30 në Elbasan do të luhet ndeshja Partizani-Egnatia. Të kuqtë synojnë titullin dhe kërkojnë të nisin sa më mirë sezonin, ndërsa miqtë nga Rrogozhina kanë qenë shumë aktiv në merkato.

Të dyja ndeshjet mund ti ndiqni në Oversport. Në orën 16:00 starton emisioni “TI BO GOL”, ku mund të ndiqni analiza, komente dhe intervista me protagonistët e ditës. /Oversport.tv

 

You may also like