155 shoferë të gjobitur në Shkup, 34 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (14.08.2023) ka vazhduar me kontrollet në trafik.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, nga të cilat 34 për voziteje mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për vozitje pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Janë vendosur nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalimin e rrugës në sinjal të mbyllur (drita e kuqe). Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING




You may also like