13 vjeçari shqiptar vdes në gjumë, u gjet nga motra pa shenja jete – Shqip

by admin
Spread the love

Një 13 vjeçar shqiptar raportohet se është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të gjumit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Traversetolos, në Parma të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane, ai u gjet pa shenja jete në shtrat, në dhomën e tij të gjumit nga motra.

Familja thirri menjëherë për ndihmë, por nuk mund të bëhej më asgjë për 13-vjeçarin, transmeton Klankosova.tv

Shkaku i vdekjes së të miturit shqiptar ende nuk dihet.

Kjo mbetet të vërtetohet nga autopsia e cila do t’i bëhet trupit të pajetë të viktimës.

Supozohet se kjo mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak në gjumë, shkruajnë mediat italiane transmeton Klankosova

You may also like