13-vjeçari shokon policinë, njofton se vrau të ëmën ndërkohë që flinte pranë motrës së tij të porsalindur

by admin
Spread the love

Policia në Florida, SHBA, ka arrestuar një djalë 13-vjeçar për vrasjen e nënës së tij 39 vjeç, ndërsa ajo ishte në gjumë me motrën e tij të porsalindur 14-ditëshe.

Derek Rosa, siç quhet 13-vjeçari, akuzohet sipas ligjit për të miturit për vrasjen e nënës së tij Irina Garcia. Krimi tronditës ka ndodhur të enjten e kaluar, kur vetë 13-vjeçari telefonoi policinë duke i thënë: Sapo vrava nënën time!

Oficerët e policisë pasi mbërritën e banesën e familjes, gjetën Gracian e vdekur në dhomën e gjumit, disa centimetra larg krevatit të vajzës së vogël 14-ditëshe, e cila ishte e padëmtuar.

Sipas policisë, 13-vjeçari ka pritur që ta zinte gjumi të ëmën, para se ta godasë disa herë me thikë në qafë. Sipas informacioneve, 13-vjeçari është shprehur i penduar gjatë marrjes në pyetje të policëve.

Sipas New York Post, 13-vjeçari, i cili ishte një nxënës i shkëlqyer në shkollën e tij, atë natë ndodhej në shtëpi me të ëmën dhe motrën e vogël, pasi njerku i tij ndodhej në Gjeorgji.

Derek Rosa nuk ka asnjë histori të kaluar me probleme të shëndetit mendor dhe thuhet se kishte një raport të mirë me njerkun e tij, i cili ishte një shofer kamioni.

I mituri ende nuk ka treguar motivin e vrasjes të së ëmës para autoriteteve.


Top Channel

You may also like