115 raste të reja, asnjë të vdekur nga KOVID-19 në RMV

by admin
Spread the love




Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.652 teste dhe janë regjistruar 115 raste të reja me COVID-19:
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (115), janë regjistruar 23 riinfeksione.
Janë regjistruar 99 pacientë të shëruar.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.032.020 testime të COVID-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 310.413, numri i të shëruarve është 300.532, numri atyre që humbën jetën është 9.287 dhe numri i rasteve aktive është 594.


You may also like