113-vjetori i lindjes së Anton Çettës, Krasniqi: Planifikojmë që disa rrugë në disa qytete evropiane ta kenë emrin e tij (VIDEO)

by admin
Spread the love

Më 3 janar 1920 lindi profesori dhe veprimtari i çështjes kombëtare Anton Çetta.

Ai u njoh për aksionin e madh të pajtimit të gjaqeve.

E shumë nga bashkëpunëtorët e Çettës e kujtojnë atë në 113-vjetorin e tij të lindjes.

Njëri nga ta ishte edhe Riza Krasniqi.

Krasniqi tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se i kanë si synim të realizojnë disa projekte, në mesin e tyre edhe emërtimin e disa rrugëve në disa qytete evropiane me emrin “Anton Çetta”.

“Në disa qytete të Evropës mendojmë që disa rrugë kryesore ta kenë emrin e profesor Anton Çettës, si simbol i paqes, si simbol i faljes, si simbol i pajtimit. Këto që sot kemi shumë nevojë për to”, tha Krasniqi.

You may also like