11 vjet burg për bosin e kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer/ U ekstradua nga Shqipëria me kërkesë të palës turke

by admin
Spread the love

CEO i Crypto Exchange Thodex është dënuar me 11 vjet dhe 196 ditë burg nga një gjykatë turke për krime të shumta duke përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Thodex ishte shkëmbimi më i madh i kriptove në Turqi, por u akuzua  në prill 2021 për mashtrimin të mijëra investitorëve të kriptove në afro 13 milionë dollarë sipas aktakuzës së prokurorisë. Pas këtyre akuzave ai u arratis në Shqipëri. Dy vëllezërit dhe motra e tij të përfshirë në mashtrim morën gjithashtu dënime me burg.

“Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, tha ai para gjykatësit.

Faruk Fatih Ozer themeloi Thodex në 2017 dhe iku në Shqipëri pasi Thodex u akuzua për mashtrim në prill 2021-it. Ministria e Brendshme Turke tha se Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht 2022 dhe u ekstradua në Turqi në prill të këtij viti pas një procesi të gjatë ligjor.

Ndërsa shuma totale e humbjeve për investitorët e kriptove mbetet e panjohur, aktakuza e prokurorit vlerësoi 13 milionë dollarë. Megjithatë, mediat turke raportojnë 2 miliardë dollarë humbje për përdoruesit e saj.

Një studim Chainalysis tregoi se vlera e kriptomonedhës së humbur në Thodex shkoi në 2.6 miliardë dollarë.

Rezultati i Thodex-it ndikoi rëndë komunitetin e kriptove në Turqi duke rritur kontrollin mbi firmat dhe shkëmbimet e kriptove. Turqia përballet me inflacion të lartë dhe zhvlerësim të lirës turke, por kripto-ja nuk arriti t’i japë lehtësi komunitetit për shkak të kolapsit të Thodex.

 


Top Channel

You may also like