100 milionë £ fatura, Erling Haaland ka zgjedhur Manchester City?

by admin
Spread the love

Manchester City është një hap para të gjithëve për transferimin e Erling Haaland. “Daily Mail”, referuar burimeve në Gjermani pranë sulmuesit, janë të sigurt që norvegjezi i Borussia Dortmund ka zgjedhur të luajë në Premier League me kampionat në fuqi.

“Qytetarët” nuk kanë humbur kohë dhe kanë pasur bisedime për kushtet personale të kontratës së sulmuesit dhe në verë pritet të konkretizohet edhe transferimi i Haaland në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Ky i fundit e ka kërkuar me ngulm një sulmues dhe norvegjezi është zgjidhja e halleve të tij dhe që garanton një ekip kompetitiv për trë luftuar për fitimin e Champions League.

Sipas tabloidit britanik, Manchester City do të paguajë rreth 100 milionë sterlina për transferimin e Haaland. 63 milionë sterlina i merr Borussia Dortmund, pasi në kontratë kaq është shifra e klauzolës së lirimit.

Mino Raiola dhe Alfie Haaland, babai i sulmuesit që ka luajtur në të shkuarën me Manchester City, do të marrin komision gjithashtu, sikurse edhe vetë Erling në momentin e nënshkrimit. Pavarësisht kësaj, Real Madrid mbetet në garë sa kohë nuk ka firmë, sikurse edhe PSG e Barcelona që gjithashtu janë të interesuar për Haaland. / oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Facebook

You may also like