10-vjeçari plagoset nga qeni teksa përpiqej të shpëtonte vëllanë e vogël 2 vjeç

by admin
Spread the love

Një djalë heroik 10-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pasi u kafshua nga një qen teksa mbronte vëllain e tij të vogël.

Caio Lewis po luante me vëllanë e tij dy-vjeçar Jac, në kopshtin e përparmë të shtëpisë në Cross Hands, Carmarthenshire, të shtunën në mbrëmje, kur një qen bulldog francez u shfaq në oborr.

Caio e kuptoi menjëherë se vëllai i tij ishte në rrezik dhe u hodh në mbrojtje të Jac, duke e shtyrë mënjanë qenin dhe duke e lejuar vogëlushin të vraponte drejt një vendi të sigurt.

“Djemtë po luanin në shtëpinë e babait të tyre kur qeni vrapoi drejt tyre” tha nëna e Caio, Lara Poyer, e cila jeton në Llanelli. Ndërsa Jac vrapoi drejt shtëpisë, qeni e kafshoi Caion në kofshën e tij.

Lara e çoi Caio në Spitalin Princi Philip në Llanelli dhe pas një pritjeje prej disa orësh, ai u mjekua dhe mori një kurë me antibiotikë.

Ai tani është duke u shëruar dhe është i lumtur që vëllai i vogël nuk u kafshua, pasi plagët që ai mund të merrte mund të ishin më serioze, duke pasur parasysh përmasat e tij shumë të vogla.

“Pronari i qenit ka kërkuar shumë falje për atë që ndodhi. Nuk dua që qeni të dënohet sepse është një qen shpëtimi dhe padyshim që ka pasur një edukim të vështirë më parë”, tha nëna e fëmijëve Lara.

Megjithatë, Lara ishte e vetëdijshme se situata mund të kishte pasur një përfundim shumë më serioz, nëse Caio nuk do të ishte atje.

 


Top Channel

You may also like