10 vite nga tripleta, Moratti rikthehet të flasë për finalen ndaj Bayernit

by admin
Spread the love

Presidenti legjendar i Inerit, Massimo Moratti është rikthyer të flasë edhe njëherë për finalen e Champions League të fituar 10 vite më parë ndaj Bayern Munich. Pikërisht më 22 maj (kur u luajt dhe finalja) Interi zbret në fushë dhe kërkon të fitojë titullin kampion në rast se Milani bën një hap fals.

“Më kujtohet përqëndrimi dhe mbi të gjitha qetësinë që skuadra e përballoi këtë ndeshje. Nuk na bënë të vuajmë. Ishte një festë dhe për këtë do t’u jem gjithmonë mirënjohës lojtarëve dhe Mourinhos që solli në shtëpi një sukses të jashtëzakonshëm pa na bërë të vuajmë në ndeshjen e fundit.

Përtej një profesionisti shumë serioz dhe një trajner i shkëlqyer, ai arrin të krijojë ndjeshmëri brenda ekipit dhe të fitojë besimin e të gjithëve, lojtarëve, drejtuesve, mjekëve dhe presidentit. Arrin t’i tërheqë të gjithë dhe të jep ndjenjën se mund t’ia besosh veten dikujt që e di se çfarë po bën”. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like