10 të vërteta nga libri “Pyetjet e mëdha të jetës” – Shqip

by admin
Spread the love

1) Dijeni mirë, një ditë, njerëzit që i doni apo i urreni, nuk do të jenë në jetën tuaj apo ju në jetën e tyre.

2) Dy persona nën të njëjtën çati, që kanë pësuar të njëjtën humbje, preken ndryshe.

3) Dhimbja është e pashmangshme, vuajtja është fakultative. Humbja është e pashmangshme, pikëllimi jo. Vdekja është e sigurt. Dhe jeta, eh jeta nuk është e sigurt. Pasiguria, paparashikueshmëria, madje edhe irracionaliteti i saj e bëjnë atë që është: të vlefshme, një bekim.

4) Cilido qoftë shkaku i pikëllimit tuaj, ai është i përkohshëm, se nuk do të jetë aty përgjithmonë.

5) Rrënja e vështirësive tona është kërkimi për qëndrueshmëri, për të siguruar më kot që çdo e mirë në jetën tonë duhet të mbetet ashtu siç është.

6) Sa herë që jeni të dëshpëruar ose të shqetësuar, sa herë që ndiheni të humbur ose të rënë moralisht, thjesht prekni zemrën thojini vetes se kjo kohë do të kalojë. Sa herë që jeni mbi re ose mendoni se keni jetën më të mirë, prekni sërish zemrën tuaj dhe kujtojini vetes se as kjo kohë nuk do të zgjasë.

7) Nëse ne nuk dimë si ta mbajmë veten të lumtur, askush tjetër nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë për ne.

8) Tre virtytet thelbësore që përcaktojnë qëndrimin shpirtëror të një personi:

Durimi

Vetëmohimi

Vendosmëria

9) Dy mënyra për të treguar se e kemi kuptuar gabimin tonë: së pari, duke mos e përsëritur atë dhe së dyti, duke kërkuar falje të sinqertë.

10) Nuk do të nderohemi për atë që mund të kishim bërë, por për atë që bëmë. / Shqip

You may also like