1.900 raste aktive me koronavirus në Kosovë

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 1.900 është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, përfshirë 166 rastet e reja pozitive, të regjistruara të shtunën.

Sipas MSH-së, Prishtina është e para me 342 raste pozitive, pasuar nga Prizreni me 159, Peja 141, Gjilani 120, Gjakova 86 Fushë-Kosova 83, Suhareka 82, Skenderaj 81, Malisheva 79, e të tjera.

Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga COVID-19, derisa janë shëruar 519 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme të Kosovës, 24 pacientë po trajtohen me COVID-19.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 7 pacientë, e në atë të Gjinekologjisë 2 paciente. 9 janë në Spitalin e Gjakovës, 3 në të Prizrenit dhe 3 në atë të Gjilanit.

You may also like