Te Manchester United po ndodh një eksod i vërtetë. Pas Paul Pogba dhe Jesse Lingard është radha e një tjetër lojtari që të përshëndetet me “Djajtë” pasi kontrata e tij nuk u rinovua nga klubi.
Bëhet fjalë për Juan Mata të cilit i skadoi kontrata në fundit e këtij sezoni. Mesfushori 34-vjeçar tashmë do të kërkojë një aventurë diku tjetër, ndërsa nuk ishte më pjesë e planeve të trajnerit të ri Erik ten Hag.
Mata u transferua nga Chelseea te Manchester United në janarin e vitit 2014. Spanjolli luajti me United 285 ndeshje, ku ka shënuar edhe 51 gola, ndërsa ka fituar katër trofe. Edhe vetë klubi ka publikuar një shkrim të gjatë në faqen zyrtare ku u përshëndet me mesfushorin spanjoll. /oversport.tv
Thank you for everything, @JuanMata8 — you’ll be missed 🔴#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) June 2, 2022
Foto: Manchester United, Facebook