Juventusi kërkon edhe një tjetër sulmues. Luis Muriel është ai që pëlqehet më së shumti nga bardhezinjtë dhe arsyet janë disa.
Kolumbiani shikohet si pasues i Alvaro Morata dhe hera herës edhe si zëvendësues i Vlahovic. Muriel ka treguar që shënon goxha kur e nis nga pankinë, ndërkohë që mund të luajë edhe si titullar.
Te Juventusi ndërkohë bëjnë edhe llogaritë për të përmbyllur këtë operacion. 10-15 milionë euro është shumë që ata janë gati të investojnë, ndërsa Atalanta do 15 deri në 20 milionë euro.
Pastaj paga e Muriel është e përballueshme, pasi aktualisht ai përfiton 2 milionë euro neto në muaj dhe me diçka më tepër ai do të ishte i kënaqur dhe shifrat do të ishin në parametrat që klubi nga Torino mendon. / oversport.tv