Video/ Lojtarët e Romës të papërmbajtshëm, lagin me shampanjë Jose Mourinhon gjatë konferencës

by admin
Spread the love

Lojtarët e Romës janë treguar të papërmbajtshëm pas fitores ndaj Feyenoord mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Teksa Mourinho po u përgjigjej pyetjeve në konferencën për shyp në Tiranë pas fitores 1-0 ndaj Feyenoord, ai u zhyt në shampanjë nga lojtarët Gianluca Mancini , Nicola Zaleëski , Leonardo Spinazzola dheLorenzo Pellegrini .

Ata “rrëmbyen” trajnerin e tyre dhe e morën për të vazhduar festimet.

Trajneri  Jose Mourinho e quajti një arritje historike fitoren duke u bërë trajneri i dytë që fiton pesë tituj të mëdhenj evropianë, pas Giovanni Trapattoni, ndërsa skuadra e tij AS Roma fitoi Ligën e Konferencës së Evropës.

 

Skuadra fituese është gdhendur në trofeun e UECL.

 


Top Channel

You may also like