Pak ditë më parë, deputetët e LSI dhe të Rithemelimit në Kuvend, përfshirë dhe ish kryeministrin Sali Berisha kërkuan mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për deklaratën e tij se Shqipëria do ndryshojë kurs nëse në qershor nuk hapen negociatat e anëtarësimit. Por kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha sot se kerkesa është paraqitur ne Kuvend pa firmen e Berishës.
Ndonëse ky i fundit u zgjodh dje kryetar i PD, Balla tha se çdo dokument që ka firmën e tij refuzohet menjëherë.
“Dy fjalë për aspektin formal lidhur me paraqitjen e kërkesës. Kjo kërkesë nuk përmbush atë që përcakton neni i rregullores, dhe aspekti formal nuk përmbushet. Dua ta falenderoj propozuesin dhe propozuesit, se në kërkesë që është në Kuvend nuk është kërkesa që ka qarkulluar në media, këtu nuk është firma e non gratës, te ajo që ka qarkulluar në media është.
Bëni mirë që keni reflektuar se nëse është firma e non gratës ajo refuzohet direkt.
Në rast se në qershor nuk do mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë Shqipëria të ketë të drejtën të kërkojë ndarjen nga ajo është në të drejtën tonë, tha Balla.”