Festë në Suharekë, Ballkani ngre lart kupën e kampionit

by admin
Spread the love

Festë dhe entuziazëm në stadiumin e Suharekës me rastin e ceremonisë së dorëzimit të titullit kampion skuadrës së Ballkanit, që për herë të parë në histori arrin të ngrejë lart trofenë më të rëndësishëm të futbollit në Kosovë.

Në takimin e javës së fundit, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mposhti 2-0 Gjilanin, për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë arritje historike.

Zyrtarët më të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës u dorëzuan medaljet e fituesit lojtarëve të Ballkanit, që në fund ngritën lart Kupën e Kampionit dhe festuan me “Xhebrailat”.


Top Channel

You may also like