Thuhet se Rihanna e lindi bebin dhe i zbuluan edhe gjininë

by admin
Spread the love

Në rrjet po zien lajmi se Rihanna e ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ylli i popit dhe partneri i saj A$AP Rocky thuhet se kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë dhe lajmin e ka dhënë një punonjëse e spitalit. Madje është zbuluar dhe gjinia e bebit. Sipas burimit Rihanna ka sjellë në jetë një djalë. Çifti nuk e ka konfirmuar lajmin, por as nuk i ka mohuar thashethemet.

“Rihanna gati të lindë fëmijën e saj në spitalin ku unë jam duke punuar, ata i larguan të gjithë”, tha punonjësja e spitalit. Pas pak çastesh, personi ka përditësuar statusin duke thënë se këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë: “Ajo lindi një djalë”.

You may also like