I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ku është diskutuar rreth çështjes së targave të makinave.
Ai në “Twitter”, ka shkruar se nuk është arritur një marrëveshje për targat,
mirëpo është bërë përparim në energjinë.
“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, shkruan ai.
Just finished today’s meetings of Chief Negotiators in Brussels. Results are mixed. Regrettably, no agreement was reached on licence plates, however we made progress on other files including energy. The work will continue. pic.twitter.com/UT6GAyrzND
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 13, 2022