Ronela Hajati ndezi skenë e Eurovision

by admin
Spread the love

Ronela Hajati përfundoi pak minuta më parë performancën e saj në Eurovision 2022. Ajo hapi siparin e konkurimit për spektaklin e këtij viti.

Kënga dhe koreografia u duartrokit nga i gjithë publiku në sallë, ndërsa u vu re se nuk mungonin edhe mbështetësit shqiptarë në Torino.

Atmosfera e sjellë nga Shqipëria ishte siç pritej shumë e flaktë dhe Ronela tregoi se vokali i saj e përballon shumë mirë performancën e fortë njëkohësisht me këndimin e saktë.

Momentalisht Eurovision vazhdon spektaklin me performancën e shtatë në radhë.

You may also like