E njihni krijuesin e Balenciaga? 7 fakte nga jeta e tij

by admin
Spread the love

Ju njohim me krijuesin e Balenciaga. Ai quhet Cristóbal Balenciaga dhe lindi më 1859-ën dhe ndërroi jetë më 1972-shin.

Cristobal mësoi të punojë me dorë nga nëna e tij kur ishte 11 vjeç. Në moshën 12-vjeçare ai u trajnua si rrobaqepës dhe stilues. Balenciaga ishte i pasur dhe kishte mbi 20 vite eksperiencë para se të hapte butikun e parë. Cristobal ishte aq i aftë saqë nisi shumë shpejt jo vetëm krijimin e veshjeve, por edhe të copave që punonte vetë. Bashkëpunimi i parë ishte me një fabrikë zviceriane që quhej Abraham. Ai nuk ndiqte normat e vendosura, por përdorte origjinalitetin për të krijuar. Kur gjithë gratë visheshin me veshje që theksonin belin, ai i dha botës fustanet e gjera. Coco Chanel e përshkruante Cristobal-in si “stilistin me një sens shumë real për botën”. Ai nuk e imagjinonte dot krijimin e një veshjeje nëse nuk e kishte parasysh kush do e zotëronte atë. Skuadra e Balenciaga kishte një reputacion të keq dhe konsideroheshin të pasjellshëm. Modelet i bindeshin rregullave strikte dhe reputacioni ishte aq i keq saqë shtëpia e modës mori epitetin “Monstrat”. Cristobal Balenciaga në vitet 1968 vishte stjuardesat e “Air France”. Asokohe ato njiheshin si punonjëset e veshura më bukur. Veshjet e tyre u krijuan nga vetë Balenciaga pasi doli në pension. Balenciaga ishte një njeri shumë privat. Ai e linte vetë punën të fliste dhe gjatë gjithë karrierës së tij dha vetëm një intervistë në media.

You may also like