Hertha Berlin ka zhgënjyer në shtëpi, pasi është mundur në “Olympiastadion” 1-2 nga Mainz në ndeshjen e parafundit të kampionatit gjerman.
Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Widmer madje u anulohet edhe një gol tjetër nga VAR për pozicion jashtë loje. Vendasit barazojnë me Selke në minutat shtesë të pjesës së parë.
Bell shënon sërish për Mainz në minutat e fundit të sfidës dhe i dhuron skuadrës së tij fitoren në Berlin.
Kjo disfatë kompromenton pozicionin e Herthës në renditje, pasi Stuttgart mund të ngushtojë në një pikë diferencën në renditje, duke lënë të hapur luftën për vendin e 16-të, që të çon në Play Out. / Oversport.tv
Foto: Hertha Berlin Twitter