Leah Monroe ose ndryshe Lady Abraham është partnerja e sulmuesit të Romës Tammy Abraham dhe ajo është shumë krenare për të.
Roma u kualifikua në finalen e Tiranës në Conference League pikërisht pas golit të shënuar nga Abraham dhe Monroe nuk e fshehu lumturinë e saj.
Ajo e ndoqi ndeshjen nga tribunat e Olimpicos së tejmbushur, ndërsa pas ndeshjes i dedikoi edhe një postim dashurisë së saj.
“Në Finale. Forca Roma. Jam shumë krenare për ty dashuria ime. Njeriu i ndeshjes” shkruhej në postimin e publikuar nga Monroe në Instagram.
Roma do të përballet me Feyenoord më 25 maj në finalen e madhe të Conference League në “Air Albania” në kryeqytetin e Shqipërisë. /oversport.tv