Tashmë është zyrtare. Sot mbyllet aventura e Paolo Zanettit në krye të stolit të Venezias. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj.
Rezultatet zhgënjyese përgjatë gjithë sezonit dhe vendi i fundit në tabelën e klasifikimit i kanë detyruar drejtuesit e Venezias të merrnin këtë vendim. Në 33 javë, Zanetti arriti të grumbullonte vetëm 22 pikë në Serie A duke iu drejtuar kështu rënies në Serie B.
Këtë herë drejtuesit e Venezias ia kanë bësuar stolin trajnerit të ekipit të të rinjve, Andrea Soncin. Ai do të marrë në drejtim klubin për 5 ndeshjet e fundit që i kanë mbetur në kampionat. Venezia përveç katër ndeshjeve të planifikuara sipas kalendarit, ka edhe ndeshjen ndaj Salernitanës për të rikuperuar. /oversport.tv
Paolo Zanetti sollevato dall’incaricohttps://t.co/feJf8h8AhJ#ArancioNeroVerde🟠⚫🟢 pic.twitter.com/aGUFghVFdY
— Venezia FC (@VeneziaFC_IT) April 27, 2022