Chelsea ka triumfuar në derbin kundër West Ham vetëm në fund me rezultatin 1-0. Skuadra e Thomas Tuchel e dominoi ndeshjen, por i mungoi qartësia para porte.
Tre minuta para fundit të kohës së rregull Daëson shkaktoi faull në zonë ndaj Lukaku. Karton i kuq për lojtarin e “Çekiçëve” dhe Jorginho me mënyrën e tij të penalltive ia jep në dorë topin portierit Fabianski.
Gjithsesi “mëkatin” e tij e shlyen Pulisic, i cili tre minuta më pas shënoi me një goditje brenda zone. Fitore për Chelsea, ashtu sikurse edhe për Burnley që kaloi po 1-0 skuadrën e Wolves.
Tre pikë të arta falë golit të Vydra, ndërkohë që tani Burnley ka parakaluar në renditje skuadrën e Everton që do të përballet me Liverpool në derbi sot. Brighton-Southampton është mbyllur në barazim 2-2 sot.
Welbeck që në minutën e dytë shënoi për vendasit, kurse në fundin e pjesës së parë Salisu realizoi një autogol. “Shenjtorët” reaguan me Ward-Prowse, i cili shënoi dy gola dhe shmangu humbjen e skuadrës së tij.
PREMIER LEAGUE – JAVA 34
Brighton-Southampton 2-2
Shënues: Welbeck 2’ Salisu (aut.) 44’ / Ward-Prowse 45+4’, 54’
Burnley-Wolves 1-0
Shënues: Vydra 62’
Chelsea-West Ham 1-0
Shënues: Pulisic 90’
Foto: Chelsea FC, Twitter