Trajneri i Romës, José Mourinho nderon figurën e Diego Armando Maradonas, pasi ka bërë homazhe duke vendosur një buqetë me lule në vendin ku është murali i dedikuar kampioni argjentinas dhe tashmë është bërë një pikë referimi për ata që duan ta kujtojnë.
Në prag të sfidës së nesërme kundër Napolit, portugezi ka dashur të nderojë legjendën argjentinase, duke vizituar vendin që në qytet është kthyer në një tempull.
Edhe më parë Mourinho ka treguar vlerësimin e madh për Maradonën: “Ai më merrte në telefon kur humbja dhe jo kur fitoja. Gjendej pranë në momentet më të vështira”, ka thënë portugezi. / Oversport.tv
Foto: AS Roma Twitter
L’omaggio a Diego Armando Maradona 🙏❤️ pic.twitter.com/ifJ5GlDwqx
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 17, 2022