Teksa po shijon javët e fundit të shtatzënisë, në orët e para të mëngjesit të së premtes u bë nami ngado me titujt: Rihanna i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj ASAP Rocky.
Arsyeja? Tradhtia! Të paktën kështu u tha!
Amina ka reaguar ditën e sotme në “Instastory”, ku është shprehur se këto lajme janë gënjeshtra dhe “të turpshme”.
“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në mediat sociale nuk meriton ndonjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e turpshme. Fillimisht mendova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me një qëllim kaq keqdashës – nuk do të merreshin seriozisht…Më duhet të flas pasi kjo nuk është e drejtuar vetëm ndaj meje, por ka të bëjë me njerëz për të cilët kam shumë respekt dhe dashuri”, ka thënë ajo në ‘story’-n e saj.