Shpulla dhe përjashtimi nga Oscar nuk u përkthyen me rënie për Will Smith, përkundrazi

by admin
Spread the love

Edhe pse u përjashtua nga Oscars për 10 vite dhe disa projekte kinematografike ju anulluan,

Will Smith po fiton shumë para nga letërsia. “Will”, libri i tij autobiografik u botua në dhjetor dhe sipas “Forbes” është momentalisht një nga librat më të kërkuar në SHBA.
Po ashtu, në renditjen e “New York Times” ka kaluar nga vendi i 14-të në vendin e dytë.
Interesi i madh për autobiografinë e Will Smith lidhet me kapitujt në të cilët aktori rrëfen aspekte të tilla si mendimet e tij për vetëvrasje ose marrëdhënien me të atin, të cilin e adhuronte, por në të njëjtën kohë e urrente për dhunën e ushtruar ndaj nënës së tij.
Nga ana tjetër, Will i dha përfitime edhe Chris Rock, sepse biletat për shfaqjet humoristike të tij janë shitur kudo.

You may also like