Monaco ka marrë tre pikë shprese për të kapur një vend në kupat e Europës, pasi mposhti me rezultatin 2-1 skuadrës e Troyes. Henrique dhe Volland ishte autorët e golave për skuadrën nga principata, që u ndëshkuan nga Ugbo.
Monaco ka shfrytëzuar barazimin e Lille dhe është ngjitur në vendin e gjashtë. Kampionët në fuqi shpëtuan nga humbja prej sulmuesit shqiptar, Edon Zhegrova, i cili shleu autogolin e Djalo në duelin në transfertë të Lille kundër Angers. Ky duel përfundoi 1-1.
Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe Brest-Nantes. Miqtë shënuan të parët me anë të sulmuesit Kolo Muani, ndërsa Chardonnet baraspeshoi rezultatin.
Bordeaux mposhti Metz të vendit të fundit 3-1 dhe mbetet në garë për mbijetesën. Miqtë shënuan të parët me Lamkel Ze, kurse në të dytën Bordeaux barazoi me Mangas dhe siguroi më pas fitoren me folat e Niang dhe Hëang Ui-Jo. / oversport.tv
LIGUE 1 – JAVA 31
Bordeaux-Metz 3-1
Shënues: Mangas 52’, Niang 68’, Hwang Ui-Jo 88’ / Lamkel Ze 21’
Angers-Lille 1-1
Shënues: Djalo (aut.) 64 / Zhegrova 74’
Brest-Nantes 1-1
Shënues: Chardonnet 67’ / Kolo Muani 10’
Monaco-Troyes 2-1
Shënues: Henrique 19’, Volland 57’ / Ugbo 39’
Foto: LOSC, Facebook