BRUKSEL, 7 prill /ATSH-AFP/ Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për një embargo të menjëhershme ndaj importeve të naftës, qymyrit, karburantit bërthamor dhe gazit nga Rusia, pasi vendet anëtare të BE-së dhanë mbështetjen e tyre për raundin e pestë të sanksioneve që shënjestrojnë Rusinë, duke përfshirë ndalimin e importit të drurit dhe vodkës.
Deputetët votuan vendimin për ndalimin e menjëhershëm të qymyrit, gazit dhe naftës ruse, si dhe karburantit bërthamor me 513 vota pro, 22 kundër dhe 19 abstenime.
Megjithëse mocioni nuk ishte detyrues, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e quajti atë një “moment shumë të rëndësishëm” që tregon shkallën e mbështetjes së BE-së për Ukrainën. //a.i/