Më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar të cilat do të mbahen më 6 prill (sot)
Nga FFK është bërë e ditur se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet në selinë e FFK-së, në ora 11:00.
Ndërkaq, Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së.
Dy përfaqësues të UEFA-s dhe dy përfaqësues të FIFA-s kanë arritur në Kosovë, një ditë para Kuvendit zgjedhor në Federatën e Futbollit të Kosovës, për të moniturouar këtë proces.
Ndryshe, fillimisht kandidat për të parin e FFK-së ishin; Agim Ademi, Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti. Ku më pas këta dy të fundit u tërhoqën nga gara.
Ndërkaq, kanidat serioz për të parin e FFK-së ishe edhe Gramoz Vokrri, por atij iu mohua kjo pasi FFK-ja konsideroi se disa prej nënshkrimeve të klubeve i kishte të pavlefshme.
Vokrrit iu refuzuar edhe ankesa që kishte bërë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Vlen të theksohet se, FFK-ja është arsyetuar me mungesë të hapësirës për pjesëmarrjen e gazetarëve, kështu që këtë kuvend do të mund ta shohim drejtpërdrejt në Art Motion si dhe në rrjetet sociale të FFK-së.
/Insajderi.org