Getat janë “As-i” nën mëngë, mëso ta përdorësh

by admin
Spread the love

Pranvera erdhi dhe moti po fillon të ngrohet, ndaj është koha më e mirë për të veshur getat e preferuara duke zbuluar kështu avash avash këmbët gjithë delikatesë dhe sharm. Kur kërkojmë ide veshjesh, më e mira që mund të bëjmë është të hedhim një sy nga gocat e ekranit dhe Instagramit, fundja ato i sjellin ca me herët trendet dhe janë frymëzim i mirë në më shumë se një kuptim.
Sot kemi përzgjedhur disa prej tyre, që getat i veshin shpesh, ose i kanë veshur së fundmi. Duke nisur nga Sarah Berisha, te Adrola Dushi, Lori Hoxha dhe Elita Rudi apo Rudina Dembacaj, gocat që i ndiqni aq shumë ju tregojnë si të vishni getat me funde, fustane të gjatë e të shkurtër, por edhe fustane xhaketë që janë aq trendy së fundmi.

You may also like