Stuttgard ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë pasi ka mposhtur me një përmbysje të çmendur Borussia Monchengladbach. Vendasi e gjetën veten në disavantazhin e dy golave, por arritën ta përmbysnin atë duke e mbyllur takimin me rezultatin 3-2.
Plea gjeti i pari rrugën e rrjetës për miqtë duke e çuar rezultatin në 1-0. Më pas ishte Thuram ai që dyfishoi gjithçka duke krijuar edhe idenë se do të ishte një ndeshje e lehtë për Monchengladbach. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë u komplikua gjithçka.
Endo shënoi golin që rihapi takimin në minutën e 38 duke e mbyllur edhe pjesën e parë me rezultatin 2-1. Më pas, Stuttgart gjeti besimin e munguar gjatë javëve të fundit dhe u përpoq vazhdimisht të vendoste rezultatin në ekuilibër.
Ishte Fuhrich që baraspeshoi gjithçka në minutën e 51. Megjithatë, përmbysja e madhe erdhi në minutën e 83 falë golit të Kalajdzic. Kështu, Stuttgart i vendit të parafundit ngjitet në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Monchengladbach i vendit të 13 qëndron në kuotën e 27 pikëve. /oversport.tv
BUNDESLIGA – Java 25
Stuttgart – Monchengladbach 3-2
Shënues: Endo 38’, Fuhrich 51’, Kalajdzic 83’ / Plea 14’, Thuram 35’
Foto: VfB Stuttgart_int Twitter