Trajneri argjentinas, Marcelo Bielsa ka ndarë rrugët me klubin e Leeds United, shkruan Insporti.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Leeds me anë të një komunikate zyrtare.
Në Angli flitet edhe për emrin e zëvendësuesit: është Jesse Marsch, ish-trajneri i Salzburgut i shkarkuar nga Leipzig disa muaj më parë.
Ndryshe, Bielsa e drejtoi Leeds United që nga viti 2018. Ai para dy sezonesh bëri të mundur dhe ia arriti ta ngjisë skuadrën në Premier League, e cila aktualisht me 23 pikë, renditet në vendin e 16-të duke rrezikuar në zonën e mbijetesës.
/Insporti. com