“Unë besoj tek shpëtimi, mungojnë edhe 3 muaj deri në përfundim të kampionatit dhe kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur. Nuk mund ti lë shokët dhe skuadrën, jam i gatshëm të shkoj edhe në luftë me ta.
Ka patur shumë ndryshime (president, trajner, lojtarë) dhe e kemi parë që diçka ka ndryshuar për mire. Besojmë tek ky objektiv dhe nëse vazhdojmë kështu, mund t’ia arrijmë.
Dua të shpëtoj Salernitanën, për mua ky objektiv është si fitimi i një trofeu”, ka thënë Franck Ribery në një intervistë për “Sky Sport”.
Francezi ka dhënë mendimin e tij edhe për luftën për titullin kampion si dhe skuadrat favorite në Champions League:
“Do të më pëlqente që kampionatin ta fitonte Milani, edhe për Ibran. E meriton si njeri dhe si lojtar, për atë që ka bërë në karrierën e tij. Do të më pëlqente që Milani të fitonte për të.
Në Champions shoh favorit Bayernin e Munihut, Liverpoolin dhe ndoshta PSG-në. Varet vetëm nga ata, kanë skuadra të forta dhe lojtarë shumë të mirë. Në të tilla raste diferencën e bën grupi”, ka thënë Ribery. / Oversport.tv
Foto: US Salernitana 1919 Twitter