Krah Inva Mulës që këndon “Valsi i Lumturisë”, Ilir Shaqiri kërcen me të ëmën në TOKB

by admin
Spread the love

Ilir Shaqiri ka dalë nga shtëpia e BBV për të shkuar në Teatrin e Operas dhe Baletit ku e priste Eno Popi. Ai u fut në sallën e madhe dhe surpriza që e priti ishte në fillim takimi me babain e tij e më tej, prania e Inva Mulës, e cila këndoi ‘Valsin e Lumturisë’.

Teksa Inva këndoi, Iliri kërceu në skenë me nënën e tij, Mukades Erebara, një nga balerinat më të suksesshme të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, gjithashtu profesoreshë e zonja.

Performanca e Invës vazhdoi për familjen e Ilirit edhe me një tjetër këngë.

You may also like