Luigi De Siervo, administratori i deleguar i Lega, ka folur për “Reuters” për projektin që synon të zhvendosë Serie A në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës që në Katar do të zhvillohet Kupa e Botës.
“Duam që të mbajmë lojtarët tanë në formë dhe në të njëjtën kohë të promovohemi në një treg që e konsiderojmë strategjik. Ndeshjet do të programohen që të mos kenë asnjë përplasje me kalendarin e Botërorit”, ka thënë De Siervo.
Tashmë konfirmohet nga drejtuesit më të lartë të Lega Serie A lajmi që qarkulloi disa javë më parë në media për një turne në Amerikë të skuadrave të kampionatit italian. / Oversport.tv
Foto: Globe Soccer Awards Twitter