Duket se Luiz Felipe është i destinuar që të largohet nga Lazio në qershor si një lojtar i lirë.
Sipas asaj që shkruan “Repubblica Roma”, palët janë shumë larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës dhe oferta e fundit e Lazios, që rriti ofertën në 2 milionë euro neto në sezon plus bonuse, nuk e ka bindur lojtarin që të qëndrojë.
Mbrojtësi i qendrës e ka vendosur që të fillojë një eksperiencë të re dhe të largohet nga kryeqyteti italian në fund të sezonit aktual me parametër zero.
Destinacioni më i mundshëm i 24-vjeçarit është Sevilla, që ka shtuar kontaktet me agjentët e Luiz Felipe dhe ka arritur një marrëveshje në parim. / Oversport.tv