“Portokallia” nis me Salsanon, por kush do e shoqërojë?

by admin
Spread the love

Sezoni i ri i “Portokallisë” pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e “Top Channel”. Salsano Rrapi ka publikuar një video në të cilën është etiketuar krah aktorëve e stafit të punës. Çfarë është vënë re nga mbledhja ka qenë mungesa e Fjoralbës. Vetë programi nuk e ka zbuluar ende se kush do ta shoqërojë në moderim Salsanon, ndonëse rikthimi i Xhemit në ekran është përfolur se do të jetë për disa projekte të reja.

Pak javë më parë u bë i ditur lajmi se Fjoraba Ponari humbi nënën e saj, ndaj dhe prezenca e saj pritet ende mes pikëpyetjesh./revistawho.com

You may also like